Ndërroi jetë hoxhë Muhidin Ahmeti

Sot ndërroi jetë hoxha dhe aktivisti i njohur shqiptar Muhidin Ahmeti.

Ahmeti, i cili prej kohësh jetonte dhe punonte në Austri, ka qenë personalitet i njohur në fushën e ligjërimit fetar, por edhe autorë dhe kolumnist në Mesazhi.com.

Hoxhë Muhudin Ahmeti ishte me prejardhje nga Prizreni, dhe ka qenë një prej hoxhallarëve më të dalluar gjatë viteve të 90. Ai kishte shërbyer si imam i xhamisë Sinan Katib në Prizren.

Më poshtë sjellim biografin e hoxhës

Shkollimi dhe arsimimi

Shkollën fillore: 1969 – 1977 në vendlindje

Shkollën e Mesme: 1977 – 1982 –  “Medresja e Mesme Alauddin” – Prishtinë.

Fakultetin: 1982 – 1986, Fakulteti teologjik islam në Sarajevë.

Diplomimin: më 24. 02. 1987.

Magjistratura: 2002 – 2004. Universiteti i studimeve islame – Karachi Pakistan, dega në Cairo.

Adresa: Franz –Keim Str. 24, 4600 Wels  -Austria

Email: [email protected]

Ecuria e ushtrimit te detyrës si predikues dhe aktivist islamik

1988 – 1992:  në Prizren – Kosovë

–    Imam dhe mësues i mësim-besimit në xhaminë “Sinan Katib” në Prizren

–    Autor dhe përkthyes i librave si më poshtë:

–    “Dialog me mikun ateist”, Prizren, 1990.

–    “Poezi te zgjedhura nga Muhammed Ikballi” , Prizren, 1990.

–    “Temat islame”, Shkup, 1991.

–    “Të rinjtë dhe droga”, Gjilan, 1995.

1993 – 2000: në Shkodër – Shqipëri

Mësimdhënës, pedagog si dhe kryetar i komisionit të lëndëve fetare në Medresën Haxhi Sheh Shamia në Shkodër.

Hatib dhe ligjërues në xhamitë e qytetit: Ebu Bekër, Perash Tophane, Kiras, Xhamia e Plumbit etj.

Hatib dhe ligjërues nëpër fshatrat e rrethit të Shkodrës si në: Bushat, Boks e në shumë fshatra tjerë të rrethit të Postribës.

Ligjërues në Qendrën kulturore “Daut Boriqi”

Themelues i “Klubit kulturor Drita” dhe drejtori i saj.

Themelues, botues dhe drejtor i gazetës “Drita e dijes”

Organizmi i kursit fetar për të rinjtë dhe studentët e universitetit “Luigj Gurakuqi”

Botues dhe autor literaturës së përshtatshme me karakter islam dhe kombëtar: –    Përmbledhje ligjëratash fetare, Shkodër, 1996.

–    Rreth përhapjes së Islamit të Shqiptarët, Shkodër, 1997.

–    Libri im i vogël për hallallin dhe haramin, (botues dhe recenzentë), Shkodër, 1997.

–    Dhimbjet dhe turpi i Shqipërisë, Shkodër, (Botues), 1997.

–    Në rrugën e ngushëllimit e të shpresës, (përkthim nga Boshnjakishtja),  Shkodër, 1998.

Promovim librash: “Mrekullitë shkencore të Kur’anit”, “Në rrugën e ngushëllimit e të shpresës”,  etj.

Ligjërata dhe tribuna të ndryshme në: shtëpinë e kulturës, në universitetin “Luigj Gurakuqi” dhe në institucione të tjera edukativo arsimore.

Emisione fetare dhe kulturore ne Radio Shkodra dhe në televizionet private TV –Rozafa dhe TV-Shkodra

Aktivitete gjatë muajit të Ramazanit: iftare të përbashkëta me intelektual, me rininë me gratë etj. Emisione fetare për Ramazanin  në dy TV-të e përmendura.

Emisione Televizive gjatë netëve të mëdha si: Nata e Kadrit, Mi’raxhit, për Bajrame etj.

Organizimin e konkurseve apo kuizeve me rininë dhe studentët e universitetit.

Ekskursione me rininë dhe studentet në qytetet e ndryshme të Shqipërisë.

Organizimin e aktiviteteve sportive në mes K.K. Drita dhe xhematit të xhamive të qytetit.

Organizimin e programeve kulturore-artistike me grupin – korin e Medresesë “H.Sheh Shamia” nëpër xhamitë e qytetit dhe me rastin e manifestimeve të ndryshme fetaro-kombëtare.

Organizimin e ligjëratave për gra çdo të Mërkure në xhaminë “Ebu Bekër”. (Këtë e ka udhëhequr bashkëshortja: Fahire Ahmeti)

Zhvillimin e ligjëratave fetare gjatë Ramazanit dhe jashtë tij në qytetet tjera të Shqipërisë si,p.sh. Në Tiranë, Elbasan, Durrës, Pogradec etj.

Pjesëmarrës në sesionet shkencore: Përvjetori i revistës: “Zani i Naltë” etj.

Pjesmarrës në disa Konferenca ndëkombëtare: si psh. Në Sudan (Rinia muslimane), në Kajro (Mendimi islam bashkëkohor) etj.

2001 – 2005 – Periudha e pasluftës në Kosovë

Veprimataritë kryesore:

Themelues i Qendrës edukative “Horizonti i Dijes” në Prizren

Themelues i bibliotekës së Qendrës edukative “Horizonti i Dijës”  (6000 tituj)

Kursi fetar i fëmijëve mbi 40 fëmijë të rregullt dhe mbi 80 periodikë.

Kurssi i të rinjeve : mbi 30 pjesmarrës.

Tribuna publike ne shtepine e kultures në Prizren, Rrahovec, Skenderaj, Gjakovë, Tetovë etj.

Emisione në Rado dhe TV- Besa në Prizren, Zëri i Shtimjes në Shtimje, në Rahovecë, Besjanë, etj.

Botime librash si autor dhe përkthyes:

– Keshilla  islame , Prizren, 2000

– Bazat e pedagogjisë kur’anore, Prizren, 2002

– Mësimet e Kur’anit, Prizren, 2003

– Agjërimi i Ramazanit, Prizren, 2003

– Shteti  islam, Prizren,  2004

 

2006 -2012 – në Austri (Wels)

Funksionet:

–    Imam në “Bashkësinë e Shqiptarëve musliman në Wels të Austrisë,

–    Kryetar i Unionit të Shqiptarëve mysliman në Austri (DAMÖ)

–    Anëtar i kryesisë së Bashkësisë islame të Austrisë – dega  – Linz

–    Mësues i teologjisë islame në shkollat publike të Austrisë

Autor i 4 librave:

–    1. Të jetosh në islam (Hutbe të zgjedhura), Wels, 2006

–    2. “Sfidat e rinisë bashkëkohore në kohën e globalizmit”, Wels, 2008

–    3. Martesa islame, Wels, 2010

–    4. Mevludi ne gj. Shqipe, Wels, 2010

Pjesmarrës në dy konferenca ndëkombëtare:

  1. Mësimi fetar në sistemin shkollor publik të Austrisë –Prishtinë, Mars 2011
  2. Trajnimi dhe arsimimi i mëtejshëm i imamëve në Austri dhe Evropë (Universiteti i Vjenës) – Vjenë, 2011

PS:

Për veprimtarinë dhe aktivitetet tjera të zhvilluara gjatë vitit 2005-2011 shikojeni rubrikën e aktiviteteve në Webfaqen e “Bashkësisë së shqiptarëve musliman në Wels”  – Xhamia “Mesxhid err-Rresul” – Wels – Austri

 

Njohuri të veçanta

Gjuhë të huaja:

Gj. Shqipe   –      gjuhë amtare

Gj. boshnjake  –  i rrjedhshëm në shkrim-lexim

Gj. angleze –       njohuri të mjaftueshme

Gj. arabe –          njohuri të mjaftueshme

Gj. gjermane –     njohuri të mjaftueshme

Gj. turke  –           njohuri të mjaftueshme