Ndërrimi i drejtorëve në Komunën e Prishtinës, Ahmeti tregon arsyet

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se shkarkimi i Drejtorit të Arsimit në komunën e Prishtinës, Januz Salihaj, është bërë më kërkesën e AAK-së.

Ahmeti para gazetarëve tha se kërkesën për shkarkimin e tij, partneri i koalicionit AAK e ka dorëzuar në nëntor të këtij viti, megjithëse thotë se me Salihajn kanë pasur marrëdhënie korrekte.

“Shkarkimi i Januz Salihajt është bërë me kërkesën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Të cilën kërkesë e kanë dorëzuar në nëntor të vitit të kaluar sepse supozohet që kanë pasur mospajtime, dhe mund të them që më nuk është drejtor i arsimit. Marrëdhënia jonë ka qenë gjithmonë korrekte, arsyeja kryesore sepse kanë kërkuar ata”, tha ai.

Ahmeti ka bërë të ditur se ka kërkuar të bëhen ndryshme edhe në koalicion sa u përket drejtorive.

“Kam kërkuar që Drejtorinë e Inspeksionit dhe Arsimit ta merr PSD-ja”, tha ai.

Ahmeti bëri të ditur se Brahim Mehmetaj që është i AAK-së ka kaluar nga Inspekcioni në Drejtori të Pronës, ndërsa Dren Kukaj nga Drejtoria e Pronës, kalon në atë të  Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Valbona Osmani  drejtore e Kadastrës, në vend të Nora Kelmendit. Ndërsa ish-zëdhënësi për media, Adonis Tahiri drejtor i ri Inspekcionit.

“Në zyrën e mediave do të shtohet numri i zyrtarëve të mediave për shkak të punës dhe kërkesave për qasje në dokumente që na vijnë”, ka shtuar Ahmeti.