Ndërpritet protesta e studentëve, rifillon në Janar

Studentët kanë pezulluar përkohësisht protestën e tyre, pas 17 ditësh rezistencë. Por ata kanë paralajmëruar se do të rikthehen sërish ne shesh në 7 Janar pas festave, nese qeveria s’i ka përmbushur kërkesat e tyre.

Në një deklaratë të Këshillave Studentorë thuhet se studentët shpresojnë që fillimi i vitit të ardhshëm t’i gjejë në auditore dhe qeveria t’i ketë plotësuar të gjitha kërkesat e tyre. Ndërkohë kryeministri Rama është shprehur që prej fillimit të protestës së 8 pikat janë të plotësueshme, por vetëm përmes dialogut./abcnews.al