Ndalohen pesë persona lidhur me procesin zgjedhor

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik që deri në ora 19:00 në tërë territorin e Republikës së Kosovës, janë raportuar tri raste me pesë persona të ndaluar, lidhur me procesin zgjedhor që është mbajtur sot.

Dy persona janë ndaluar si të dyshuar për kryerje të veprës penale dhënia ose marrja e ryshfetit në lidhje me votimin. Ndërsa, një person është ndaluar me dyshimin për kryerje të veprës penale asgjësimi i dokumenteve të votimit.

Dy persona tjerë janë ndaluar si të dyshuar për kryerje të veprave penale keqpërdorimi i detyrës zyrtare gjatë zgjedhjeve dhe keqpërdorimi i drejtës së votimit.

Dy të ndaluarit e parë janë nga Komuna e Parteshit, i ndaluari i tretë është nga Komuna e Mitrovicë së Jugut, ndërsa dy të fundit nga Komuna e Mamushës.

Gjashtë personat e ndaluar në Mitrovicë të Jugut, të dyshuar se kanë kryer veprën penale asgjësimi i dokumenteve të votimit, me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.