NATO reagon për deklaratën e Trumpit rreth DEASH-it

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, pas deklaratave të Presidentit të SHBA-së Donald Trump se ndaj militantëve të organizatës terroriste DEASH mund të jetë e efektshme metoda “waterboarding” – “torturë me ndjenjën e mbytjes me ujë” për kontrollimin e torturave, ka thënë se NATO vepron sipas ligjeve ndërkombëtare dhe do të vazhdojë të veprojë si e tillë, raporton Anadolu Agency (AA).

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se mënyra “waterboarding” e cila ngjall ndjenjën e mbytjes tek personi që torturohet, mund të ketë sukses nëse përdoret tek militantët e DEASH-it duke vënë në dukje se “zjarrit duhet ti përgjigjemi me zjarr”.