“NATO me shqetësim po vëzhgon sulmet mbi fabrikat saudite të naftës”

NATO po vëzhgon “me shqetësim” zhvillimet në vazhdën e sulmeve me dronë të së shtunës në dy fabrikat e kompanisë shtetërore të naftës të Arabisë Saudite, Aramco, tha sot kreu i organizatës, raporton Anadolu Agency (AA).

“Çdo ndërprerje në furnizimet globale të energjisë është shqetësuese për Aleatët e NATO-s. Ne jemi duke monitoruar zhvillimet me kujdes dhe shqetësim,” tha për AA sekretari i përgjithshëm Jens Stoltenberg.

Stoltenberg u bëri thirrje të gjitha palëve të parandalojnë incidente të tjera, të cilat ai tha se përbëjnë “kërcënim serioz” për sigurinë rajonale.

Të hënën, rebelët Houthi në Jemen morën përgjegjësinë për sulmin dhe paralajmëruan kompanitë e huaja dhe punëtorët për afrimin me njësitë e kompanisë, për të cilat tha se mund të “shënjestrohen përsëri”.