Nataliteti: Serbia humbet çdo vit një qytet, Kosova e fiton një të tillë

Kosova, edhe pse më e varfëra nga vendet e ish-Jugosllavisë, vijon të kryesojë me shtim popullisë, diçka që Serbia po e qan me lot, siç po vajton prej kohësh Presidenti Vuçiç. Bashkë më të janë dhe Kroacia e Bosnja.

Sipas një statistike të fundit, Kosova është 22.230 njerëz brenda një viti, shifër e nxjerra nga numri i lindjeve dhe i vdekjeve

Ndërsa Serbia është ku thërret qameti. Po sipas një statistike të fundit, 38,021 persona vdiqën më shumë sesa linden, referuar faktit se lindjet ishin 65.657, ndërsa vdekjet 103.678.

Gjithashtu dhe në Kroaci, ku sipas të dhënave më të fundit, 16.702 njerëz vdiqën më shumë se që kishin lindur.

Më pak dramatike paraqitet Bosnja, ku sipas të dhënave të fundit ka 5,712 vdekje më shumë sesa numri i lindjeve.

Nuk e kanë këtë realitet Sllovenia, Mal i Zi dhe Maqedonia. Në të tre këto vende ish-jugosllave, ka më shumë njerëz të lindur se sa të vdekur.

Por duke iu rikthyer sërish ballafaqimit mes Serbisë dhe Kosovës, pasi rivaliteti mes tyre matet dhe me potencialin njerëzor, mund të thuhëet se ndërsa e para e humb një qytet çdo vit, e dyta, Kosova e fiton një të ri.

Për më tepër, kjo përbën dhe një ironi të historisë. Serbia ka hartuar e zbatuar politika për zbrazjen e hapësirave shqiptare nga shqiptarët – kujtojmë vitet ’50 – ’60 ku si pasojë e represionit shtetëror me mijra familje shqiptare u zhvendosën në Turqi, apo politikën e lehtësirave për emigracion nga vitet ’70 e tutje, – e tani ndodh që atë që ka planifikuar për shqiptarët, ta sheh të realizuar te vetja. /tesheshi.com/