NASA testoi motorin raketor për ekspeditat në Hënë

Agjencia amerikane për studimin e hapësirës, NASA, testoi motorin raketor RS-25 të cilin planifikon ta përdor për ekspeditat e saj në Hënë, transmeton Anadolu Agency (AA). 

Në një njoftim të NASA-s thuhet se motori RS-25, i cili është planifikuar të lançojë një raketë në Hënë, u testua në qendrën hapësinore Stennis në Misisipi, Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).

Testimi i sistemit Aerojet Rocketdyne është kryer me sukses. Tashmë RS-25 planifikohet të zëvendësoj motorin ekzistues Space Launch System (SLS).