Napoli zbulon se kur do të kthehet Hysaj nga lëndimi

Elseid Hysaj nuk vuan nga një lëndim serioz te skuadra e Napolit.

Lajm i mirë për Napolin dhe Maurizio Sarrin nga Elseid Hysaj.

Mbrojtësi i djathtë shqiptar, i dëmtua në ndeshjen miqësore mes Shqipërisë dhe Norvegjisë të hënën, i është nënshtruar testeve mjekësore te skuadra italiane.

Dhe, rezultati ka sjellë një lajm të mirë për ekipin e Napolit, përcjell “lajmi.net”.

Hysaj pritet të jetë i gatshëm për lojë në ndeshjen e ardhshme të Napolit ndaj Sassuolos në Serie A, të shtunën me fillim nga ora 18:00.