Napoli – Juventus: A do të luajë Ronaldo?

Sonte do të luhet derbi mes Napoli dhe Juventus.

Në kuadër të Serie A, Juventus do të ketë një udhëtim të vështirë, pasi sonte luan në terrenin e Napolit, shkruan lajmi.net.

Për ‘Zonjën e vjetër’ tri pikët janë shumë me rëndësi, për të mbajtur distancën me skuadrën e Inter, në krye të tabelës.

Në këtë udhëtim, Juve shkon pa emra si De Sciglio, Danilo, Demiral, Chiellini e Khedira.

Edhe Napoli ka mungesat e veta, me Allan që shihet si mungesa kryesore.

Më poshtë lajmi.net ua përcjell formacionet e mundshme të dy skuadrave, për derbin që luhet me fillim nga ora 20:45.

Napoli: Ospina; Hysaj, Manolas, Di Lorenzo, Mario Rui; Fabian Ruiz, Demme, Zielinski; Callejon, Milik, Insigne

Juventus: Szczesny; Cuadrado, De Ligt, Bonucci, Alex Sandro; Bentancur, Pjanic, Matuidi; Ramsey; Dybala, Ronaldo.