Naim Maloku ftohet nga Gjykata Speciale

Ish-eprori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Naim Maloku, është i ftuari i radhës për intervistim nga Gjykata Speciale.

Kjo u bë e ditur nga vet Maloku përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, njofton Klan Kosova.

Më poshtë statusi i tij i plotë:

Bashkluftetar te mi, familjar dhe miq!

Ju njoftoj qe sot, permes telefonit dhe ne gjuhen sllovene, jam kontaktuar nga Gjykata e Hages me ftese qe te paraqitem ditet ne vijim per intervistim ne cilesine e deshmitarit.

Ju njoftoj gjithashtu qe eshte hera e pare qe une kontaktohem nga kjo Gjykate.

Njoftova Gjykaten qe per shkak te gjendjes se renduar shendetesore une nuk mund te udhetoj per atje.

Angazhimi im ne perpjekjet e popullit tim per liri, i kurorezuar me te qenit oficer i larte ne te shejten UÇK, me ben te ndihem krenar tere jeten duke lene trashegimine me te çmuar per pasardhesit e mi.

SHPËRNDAJE