Nacional-shovinizmi serb mëkati që ja veshi kishës

Politikat pushtuese dhe gjenocidiale gjithmonë janë përpjekur të arsyetohen me mite nacionale apo fetare. Gjenocidi dhe terrori që buron prej këtyre politikave nacional-shoviniste zakonisht ka kërkuar një lloj legjitimiteti përmes fesë dhe traditës nacionale apo etnike. Legjitimimin e veprimeve agresive e pushtuese politika serb zakonisht i ka realizuar përmes mitit nacional dhe atij fetar-ortodoks. Në esencë ky bekim për luftë kundër myslimanëve (Bosnje, Kosovë) dhe katolikëve-roman (Kroacia, Slloveni) ka shpërfaq egërsinë shoviniste të kamufluar nën petkun fetar.

Samuel Huntington, kur i referohet përplasjes së qytetërimeve duke marr shembull luftën e viteve të ’90 në Ballkan, konkludon për luftë fetare përkatësisht për përplasje të civilizimit islam, katolik dhe atij ortodoks. Të njëjtin mendim e ndanë edhe Medline Albrighte, kur e trajton këtë çështje duke e cilësuar në esencë si luftë fetare. I gjithë grupi i njerëzve që mendojnë për ballafaqim të qytetërimeve abrahamite, elementet kryesore të këtij justifikimi i nxjerrin nga veprimet dhe ndërlidhjen që serbët ja bëjnë ambicies së tyre për pushtim me klerin fetar.

Ky nacionalizëm shovinist, që buron nga pretendimet serbe për pushtimin e tokës së Kosovës, është rituali më i shenjt i tyre. Ritual që të paktën nga mendja dhe ndjesia nuk e kanë hequr deri më tani. Pretendimi politik shovinist serb, i cili kërkon legjitimitetin në kryqin e ortdoksizmit e ka rrënuar esencën paqësore të besimit të tyre. Ky komb, nuk e ka kulturuar veten nga besimi dhe asnjëherë deri më tani nuk e përtëriu mendimin e vet politik duke e frymëzuar atë nga besimi i mirëfilltë ortodoks. Ky komb fenë e ka vendosur në funksion të mendimit të tij politik që në esencë është ambicie agresore, duke e keqpërdorur dhe rrënuar mesazhin paqësor të besimit.

Fjalori i shpeshtuar për tokën e shenjt serbe, Kosovën, sipas pretendimeve të tyre dhe rikujtimi kolektiv i këtij amaneti hyjnor që e kanë marr nga Hyjnia, është nxitja permanente për luftë duke destabilizuar në vazhdimësi Ballkanin. Populli serb të paktën njëherë në historinë e tyre duhet ta pavarësoi mendimin fetar nga politika shoviniste. Në këtë mënyrë ka për të ja hequr kishës mëkatin historik që ja ka veshur në vazhdimësi dhe kombin do ta lirojë nga barra e amanetit të rrejshëm hyjnor për pushtimin e tokës së shenjt, Kosovës.

Serbia, është modeli i së keqes në Ballkan. Kjo e keqe permanente e ka një logjik të veprimit, sidomos në ditët e sotme. Arsyeja logjike e këtij agresiviteti serb ndërlidhet me faktin e mos gjykimit të saj për luftërat ballkanike dhe për gjenocidin shekullor që e ka ushtruar në popujt fqinj, posaçërisht mbi shqiptarët. Evropa, duke u përpjekur ti balancoi luftërat e Ballkanit i la përgjegjës të gjithë popujt. Përgjegjësin e dhe fajësinë e luftërave në Ballkan e ndanë midis, serbëve, kroatëve, boshnjakëve e shqiptarëve.

Duke mos i emërtuar gjërat me emrat e vërtetë, sot Serbia gëzon komoditetin e shpërfaqjes së fytyrës evropiane dhe në të njëjtën kohë asaj pushtuese e agresive. Serbia, sot gëzon mbështetje ekonomike, politike e diplomatike nga shumë vende evropiane, perëndimore e lindore. Kjo mbështetje Serbisë asnjëherë nuk ja la ndjesinë e fajësisë dhe përgjegjësisë për qindra mijëra jetë fëmijësh, grash e burrash të pafajshëm që e humbën. Gjërat me emra të vërtetë nuk po i themi as ne sot, prandaj, ata sot gëzojnë këtë mbështetje, përdorin këtë fjalor dhe nxisin ndjesinë e një pushtimi të ri herë do kur që do të jetë e mundur. Në mungesë të kësaj politike aktive dhe një plani nacional ne sot kemi një politik inferiore, të nënshtruar dhe neglizhente me të vetmen shpresë se do të bëhet mirë një ditë.