Naci: Muslimani i vërtetë nuk i bën dëm një insekti dhe jo më të vrasë një njeri!

Allahu i Madhëruar ka thënë: “Kush e vret një besimtar me qëllim, dënimi i tij është Xhehenemi, në të cilin do të qëndrojë përgjithmonë. Allahu është zemëruar me të, e ka mallkuar dhe i ka përgatitur një dënim të madh.” (Nisa, 93)

Në një ajet tjetër ka thënë: “Edhe ata që, pos Allahut, nuk adhurojnë zot tjetër, nuk vrasin njeri, gjë që Allahu e ka ndaluar, përveçse me të drejtë dhe që nuk bëjnë imoralitet. E kush i bën këto, do të marrë gjynahe. Ndëshkimi do t’i dyfishohet në Diten e Kijametit dhe ai do të qëndroj në këtë fatkeqësi i poshtëruar. Përveç atij që pendohet dhe bën vepra të mira…” (Furkan, 68 – 70).

Në një ajet tjetër ka thënë: “Kush vret një njeri (pa të drejtë) pa mbytur ai ndonjë tjetër dhe pa bërë ai ndonjë shkatërrim në tokë, konsiderohet si t’i kishte mbytur të gjithë njerëzit…” (Maide, 32).

I Dërguari, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Largojuni shtatë mëkateve shkatërruese! …” dhe ka përmendur vrasjen e njeriut që Allahu e ka ndaluar.

Në vijim ligjërata nga Elvis Naci mbi këtë temë!