Dhjetëra këmbësorë janë plagosur pasi u goditën nga një kamion pranë një xhamie në Londër.
Dëshmitarët thanë se mjeti goditi besimtarët mysliman që po dilnin nga xhamia, pasi kishin falin namazin e teravive.
Videoja e marrë nga vendi i ngjarjes shfaqte njerëz të plagosur dhe të palëvizshëm në trotuar, ndërkohë që turma e kishin rrethuar një burrë të bardhë që besohej të ishte shoferi.
FOTO: Shërbimet emergjente shihen pranë Finsbury Park pasi një makinë ka goditur këmbësorët më 19 qershor (Reuters)
Një zëdhënës i Policisë Metropolitane tha se oficerët e policisë u thirrën në orën 12.20.
“Zyrtarët janë në vendin e ngjares bashkë me shërbimet emergjente,” shtoi ai. “Ka një numër të të plagosurve në vendngjarje, ndërsa një person është arrestuar. Kërkimet ende po vazhdojnë.”
FOTO: Reuters
Sipas policisë, nuk ka asnjë indikacion të menjëhershëm se incidenti në Finsbury Park ishte i lidhur me terrorizmin. /MESAZHI/
Izraeli vazhdon të mbajë gjendje gatishmërie maksimale në pritje të një sulmi të mundshëm amerikan ndaj Iranit, mes frikës nga sulmet hakmarrëse nga Teherani,...