Mustafi arrin marrëveshje me Interin

Shkodran Mustafi ka arritur marrëveshje me Interin. Ky është lajmi që së fundi e ka dhënë eksperti i transfereve, Di Marzio.

Raportohet se mbrojtësi shqiptar dje është pajtuar me kalimin në Inter ndërsa sot të dy skuadrat pritet të finalizojnë detajet.

Interi preferon që ta huazojë lojtarin ndërsa Mustafi ka dëshirë që të nënshkruar marrëveshje permanente.

Nëse Arsenali e shet Mustafin, atëherë Virgin Van Dijk pritet të jetë alternativa e parë zëvëndësuese.