Mustafa: Presim që Franca ta lirojë Haradinajn, akuzat janë të pavlefshme

Kryeministri i vendit, Isa Mustafa në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës tha se presin që lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj të lirohet, duke e ditur se akuzat janë të pavlefshme dhe faktin se në dy raste e ka dëshmuar pafajësinë e tij.

Kreu i ekzekutivit tha se Haradinaj është ndalur nga autoritetet franceze ne bazë të një fletarresti të motivuar politikisht dhe armiqësisht nga Beogradi.

Mustafa tha se nëse Serbia vazhdon në këtë mënyrë atëherë edhe Kosova do të marrë masa.

Kryeministri tha se po punojnë në çdo mënyrë që të lirohet lideri i AAK-së dhe sipas tij akte të tilla janë të palejueshme, duke e pasur faktin që në dy raste e ka dëshmuar pafajësinë e tij.