Mustafa përfundon intervistën në Speciale: U mora në pyetje si dëshmitar i dyshuar

Ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa ka përfunduar intervistimin nga Zyra e Prokurorit të Specializuar. Ish-gjenerali i UÇK-së, i njohur si Remi, për dy ditë u intervista nga Zyra e Prokurorit të Specializuar. Pas përfundimit të intervistimit, Remi ka deklaruar për media se është marrë në pyetje si dëshmitar i dyshuar, duke mos treguar se çka do të thotë fjala “dëshmitar i dyshuar”. “Kam një fjalë, e dini se kam pas shumë pyetje nga gazetarët si do të përfundon intervista me mua pranë Dhomave të Specializuara. Isha i ftuar si dëshmitar i dyshuar. Ka qenë intervistë e gjatë, sot përpunoi. Pyetjet ishin shumë serioz dhe unë isha shumë serioz. Unë po u them, UÇK-ja më ka mbrojt mua, unë nuk kam pasur nevojë ta mbrojë UÇK-në”, ka theksuar Remi për media. Gjeneral Remi gjatë intervistimit ishte i shoqëruar nga dy avokatët e tij. Nesër do të fillojë intervistomi i gjeneralit tjetër të UÇK-së, ish-komandantit të Zonës së Drenicës, Sami Lushtaku, i cili sot ka arritur në Hagë