Mustafa: Me Ligjin për Trepçën hapet e ardhmja e saj

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa sot në Facebook ka shkruar për Ligjin e Trepçës që pritet të miratohet të premten në Kuvendin e Kosovës.

Mustafa thotë se me këtë ligj hapet e ardhmja e Trepçës.

Ai ka shkruar:

“Ligji për Trepçën është i një rëndësie të veçantë për Kosovën. Trepça paraqet një sinonim të zhvillimit por edhe të sakrificës dhe flijimit për Kosovën.

Me këtë ligj ne nuk pretendojmë ta kthejmë të kaluarën e Trepçës, por të hapim të ardhmen e Trepçës”.