Mustafa komenton fotografinë në Kuvend të zgjedhur nga Times

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka komentuar përzgjedhjen e fotografisë më të mirë për vitin 2016 nga revista “Time”, ku është shfaqur gazi lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.
Mustafa me anë të një postimi në facebook ka uruar autorin e kësaj fotografie edhe pse sipas tij, kjo parqet një ngjarje të pakëndshme në Kuvendin e Kosovës.

“Kjo fotografi nga Kosova është përzgjedhur në mesin e 100 fotografive më të mira të vitit 2016, nga Revista Time”. “Edhe pse fotografia paraqet ngjarjet e pakëndshme që kanë ndodhur në Kuvendin e Kosovës, e përgëzoj fotografin e talentuar, Armend Nimani, për suksesin e arritur përmes kësaj fotografie”, ka shkruar Mustafa.

Ai ka thënë se Kosova ka potencial të madh të kreativitetit e talentesh.

“Përkundër episodeve të izoluara, Kosova ka potencial të madh kreativiteti, vitaliteti dhe talentesh, të cilët nganjëherë me forma artistike po i rikuperojnë dëmet që pa nevojë i kemi shkaktuar vetvetes”.

“Urime Armend Nimanit dhe komunitetit të fotografëve dhe artistëve pamor të Kosovës!”, është shprehur Mustafa.