Mustafa: Ekstremizmi dhe radikalizmi nuk kanë atdhe dhe lokacion të caktuar

Kryeministri Isa Mustafa po merr pjesë në konferencën ndërkombëtare kundër ekstremizmit të dhunshëm, ndërsa theksoi se ekstremizmi dhe radikalizmi po e rrezikojnë shoqërinë.

Ai në këtë konferencë theksoi se Qeveria e Kosovës ka bërë përpjekje që t’i kuptojë faktorët që çojnë deri te ekstremizmi dhe radikalizmi, por sipas tij, një konstatim i saktë është vështirë të thuhet.

“Ekstremizmi dhe radikalizmi nuk kanë atdhe nuk kanë lokacion të caktuar, por janë çështje që po e mundojnë botën bashkëkohore dhe po paraqesin rrezik për njerëzimin, rrezik për paqen”, tha Mustafa.

Ai tha se në Kosovë ka tolerancë të mirë fetare.

“Ne vitin e kaluar e kemi aprovuar Ligjin që ndalon pjesëmarrjen në luftëra të jashtme…“Ne kemi kërkuar që Kosova të anëtarësohet në organe të rëndësishme të sigurisë siç është Interpol”, u shpreh Mustafa.