Mustafa dhe Kurti intensifikojnë takimet, koordinohen për rrëzimin e Qeverisë

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka zhvilluar një takim me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, në hotelin “Sirius” në Prishtinë.

Ky takim vjen pas paralajmërimit të mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë Haradinaj.

Mustafa dhe Kurti diskutuan 2 orë në një takim të mbyllur për media.

Por Kurti përmes një statusi ne facebook është sqaruar rreth këtij takimi.


“Sot takova kryetarin e LDK-së, z. Isa Mustafa. Biseduam për situatën politike dhe iniciativën për mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë. Kosova ka nevojë për zhvillim ekonomik e jo për korrupsion institucional. Qytetarët duan qeverisje të re, të mirë e të drejtë dhe jo keqqeverisje që na e rrit borxhin, zhvat buxhetin dhe falimenton ndërmarrjet. U pajtuam që t’i bëjmë përgatitjet e nevojshme për rrëzimin e qeverisë”.

SHPËRNDAJE