Muslimanët sot shënojnë natën Regaib

Muslimanët në botë si dhe në vendet e rajonit sonte shënojnë natën e bekuar Lejletu-r-Regaib, në Islam është e njohur si nata e dëshirave, shpresës dhe adhurimit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sonte me namazin e akshamit fillon njëra nga disa netët e bekuara, Lejletu-r-Regaib.

Në kalendarin islamik, netët Lejletu-r-Regaib, Lejletu-l-Miraxh, Lejletu-l-Berat dhe Lejletu-l-Kadër, janë të përzgjedhura në krahasim me netët tjera të vitit, dhe për këtë arsye këto karakterizon me shtimin e adhurimit, namazeve vullnetare dhe leximit të Kuranit. Ditët dhe netët e muajve të bekuar Rexhep dhe Shaban janë lajmëtarë për ardhjen e ditëve të Ramazanit.

Lejletu-r-Regaib është dita e një fillimi të ri në historinë e njerëzimit dhe është e para nga tre netët e përzgjedhura që njoftojnë ardhjen e muajit të Ramazanit. Shënohet në të enjten e parë të muajit Rexhep. Bazuar në mësimet islame, kjo është nata që paraqet mëshirën e Allahut ndaj njeriut.

Lutja drejtuar Zotit të Plotfuqishëm është një lidhje dhe mëshirë që lidh Krijuesin dhe krijesat e Tij, kështu që besimtarët, muslimanët në mbarë botën natën sotme të bekuar e kalojnë në adhurim dhe lutje.

SHPËRNDAJE