Muslimanët në jug të Filipineve në pritje të referendumit historik për autonomi

Popullata muslimane More ndodhet në prag të kthesës historike, ku në referendumin e të hënës do të votojë marrëveshjen me të cilën themelohet rajoni Autonom Bangsamoro, i cili në kuadër të Filipineve do të gëzojë autonomi të madhe, raporton AA.

Qeveria filipine dhe Lëvizja e Rezistencës Muslimane arritën marrëveshje paqësore, kurse parlamenti i Filipineve në bazë të saj miratoi një Ligj për të ardhmen e rajonit Bangsamoro.

Hapi i fundit në procesin e formimit të autonomisë dominante muslimane në këtë rajon, është referendumi që do të mbahet më 21 janar.

Bangsamoro përfshin ishullin Mindanao dhe arqipelagun fqinjë Sulu. Autonomia e ardhshme e rajonit Bangsamoro do të përbëhet nga 6 provinca Basilan, Lanao del Sur, Maguindanao, Shariff Kabunsuan, Sulu dhe Tawi-Tawi. Me themelimin e Bangsamoros do të ndalojë së ekzistuari rajoni i deritashëm Autonom, Mindanao Muslimane (ARMM).