Muriqi tregon pse zgjodhi Kosovën e jo Shqipërinë

Vedat Muriqi po kalon një moment fantastik në karrierën e tij, duke u kthyer në futbollistin më të rëndësishëm për Kosovën. Sulmuesi shtatlartë ka dhënë edhe një intervistë për “RTSH Sport”, aty ku u shpreh se Kosova ka një skuadër me të rinj dhe që për 2 vite do të jetë më lart. Ai shtoi se Shqipëria ka një skuadër të mirë që mund të provojë edhe kualifikimin për në Botëror.

“Kemi një ekip me shumë talent dhe forcë të lartë. Kemi ekip të ri dhe me mesatare 23-24 vjeç. Për një kohë të gjatë pretendojmë shumë dhe ngadalë do të kapim ritmin dhe për 2 vite do të jemi një Kombëtare që do të na kenë problem të gjithë”.

“Mall për Shqipërinë? Nga atje kam dalë pasi isha te Teuta dhe Besa. Kam kaluar ditë të mira dhe të këqija, por tani kam kujtime të mira. Nuk ka ndarje sepse jemi një komb. Kështu do të jemi. Unë ndihem mirë te Kosova pasi kam luajtur edhe me U21. Nuk kam marrë ftesë kurrë nga ekipi A i Shqipërisë, prandaj pranova Kosovën”.

“Me Rejën duken lojtarët më mirë dhe në fushë janë më të lirë. Kjo është më e rëndësishme të jenë të qetë. U kualifikuan një herë dhe pse jo të kualifikohen në Kupën e Botës”, u shpreh Muriqi.

SHPËRNDAJE