Muriqi titullar te Fenerbahce, luan kundër ish skuadrës së tij

Vedat Muriqi do të nis titullar sfidën shumë të rëndësishme të Fenerbahce kundër Genclerbirligi.

Fenerbahce me fillim nga ora 18:30, pret në shtëpi skuadrën e Genclerbirligi, për ndeshjen e vlefshme për javën e 14-të në Superligën e Turqisë.

Skuadra e Vedat Muriqit pas dy barazimeve në dy ndeshjet e fundit, ka rënë në vendin e gjashtë me 22 pikë, por me një fitore eventuale sonte, rikthehet në pozitën e dytë.

Kujtojmë se në të kaluarën Muriqi ka veshur fanellën e Genckerbirligi, ku në 46 paraqitje ka shënuar pesë gola.

Formacionet zyrtare:

Fenerbahce:

Genclerbirligi: