Mungojnë Haradinaj e Pacolli, mbyllet për 5 minuta seanca për politikën e Jashtme

Ka zgjatur vetëm 5 minuta seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, e thirrur për të diskutuar për politikën e jashtme.

Ka nisur e është mbyllur në 5 minuta seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, e thirrur për të diskutuar për politikën e jashtme, dhe tërheqjen e njohjeve për Kosovën.

Seanca u mbyll nga kryesuesi Kujtim Shala, ngase në seancë munguan edhe kryeministri i vendit Ramush Haradinaj e edhe ministri i Punëve të Jashtme, Behxhet Pacolli.Shefi i Grupit Parlamnetar të AAK-së, Ahmet Isufi deklaroi se ata kishin kërkuar ta shtynin seancën për shkak se ministri Pacolli nuk ndodhet në Kosovë.