Mungojnë deputetët, shtyhet seanca

Kuvendi i Kosovës sot nisi me një orë vonesë seancën e paralajmëruar për në orën 10:00.

Mirëpo, kjo seancë nuk zgjati shumë pasi nuk kishte kuorum për të votuar projektligjet e paraqitura, raporton lajmi.net.

Pas konsultimit me grupet parlamentare, nënkryetarja e Kuvendit, Aida Dërguti njoftoi se seanca është shtyrë për në orën 13:30.

Kjo nuk është hera e parë që deputetët nuk paraqiten në seancat e Kuvendit.