“Mund të numëroj brinjët e tyre”: Al Jazeera tregon për fëmijët jemenas që po vdesin nga uria

OKB po paralajmëron se miliona jemenas janë në rrezik të vdesin urie.

Emiratet e Bashkuara Arabe kanë premtuar të ndihmojnë në krijimin e një korridori humanitar midis Saana dhe Hodeidah, por ndihma është duke ardhur shumë vonë për grupet më të prekshme, sepse të kequshqyerit dhe sëmundjet vazhdojnë të marrin jetën në vendin e shkatërruar nga lufta.

Andrew Simmons i Al Jazeera raporton nga Xhibuti fqinj, ku familjet e uritura po përpiqen të arrijnë qasjen në disa klinika.