Muhamed Salah u ofendua nga tifozët e West Ham, policia nis hetimet

Londër (CNN)

Klubi britanik i futbollit West Ham ka nisur një hetim pas raportimeve në media sociale ku është dëshmuar sulm islamofobik ndaj yllit të Liverpool-it, Mohamed Salah.

Videoja, e cila u filmua gjatë barazimit 1-1 të së hënës në mes të dy klubeve në stadiumin e Londrës, u postua në Tëitter nga një përdorues që mori pjesë në lojë.

Salah, i cili është musliman, po hidhte topin nga këndi, kur një person që gjendej në rreshtin e parë po e shante atë me gjuhë vulgare, duke e quajtur “këlysh muslimani” si dhe fyerje të tjera.

Policia Metropolitane konfirmoi në një deklaratë se nuk janë bërë arrestime, por zyrtarët e saj po shqyrtojnë pamjet.

West Ham tha se kishte një “politikë zero ndaj çdo forme të sjelljes së dhunshme ose abuzive si kjo”. /MESAZHI/