Muhamed Mursi, njeriu i shtetit më të vjetër që e njohu shtetin më të ri – Kosovën

Presidenti i parë i demokratik i Egjiptit dha sot shpirt në momentet më kritike, pikërisht kur ishte duke u gjykuar në njërën nga seancat e shumta kundër tij.

Shumë muslimanë e kujtojnë atë si lideri që nisi themelet e reja të demokracisë në Lindjen e Mesme, ndërsa Kosova e kujton edhe për një gjë tjetër – njohjen e shtetit të Kosovës nga Egjipti, sapo ai erdhi në pushtet.

Ai ishte më meritori që sot Egjipti e njeh pavarësinë e Kosovës.

“Shteti më i vjetër në botë, Egjipti ka njohur zyrtarisht tani shtetin më të ri në Evropë, Kosovën. Lajmin për njohjen zyrtare të Kosovës nga Egjipti, unë e kam pranuar nga Dr.Essamel-Haddad, Asistent i Presidentit të Egjiptit” kishte shkruar vitin 2013 në Twitter Enver Hoxhaj, që atë kohë kishte udhëhequr ministrin e jashtme. Pavarësisht lobimit të madh nga diplomacia kosovare, ky shtet për më shumë se 5 vite nuk e kishte njohur pavarësinë e Kosovës.