Muezini ndërron jetë teksa po priste ta thirrte ezanin e sabahut

Muezini i Xhamisë Al-Sulaiman në Xhide të Arabisë Saudite ka ndërruar jetë, teksa ishte duke pritur për ta thirrur namazin e sabahut.

60-vjeçari Abdul Haq al Halabi ishte ulur dhe recitonte Kuran, duke pritur kohën kur do ta kryente detyrën e tij, thirrjen e ezanit. Por, ai nuk kishte arritur ta përmbushë këtë punë pasi kishte vdekur vetëm pak para kohës së ezanit.

Thuhet se ne do të vdesim ashtu si jetuam. Ky njeri jetoi duke u shërbyer besimtarëve, dhe shkoi duke qenë në shërbim të Zotit dhe besimtarëve. /MESAZHI/