MPJ: Serbët që i organizuan vrasjet në Gjakovë, tani po provokojnë familjarët

Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës (MPJ), ka publikuar disa dokumente.

Jetlir Zyberaj, këshilltar i ministrit të Jashtëm në detyrë, Behgjet Pacolli, ka bërë të ditur se Serbia në kohën e luftës në Kosovë, kishte angazhuar serbët e Gjakovës që të kryenin krime ndaj civilëve të këtij qyteti, shkruan lajmi.net.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar, Zyberaj ka publikuar disa dokumente të cilat ai thotë e dëshmojnë një gjë të tillë në ndodhur në Gjakovë pasi që sipas këtyre dokumenteve, serbët e Gjakovës edhe ishin paguar për këtë.

“Ish-MUP-i serb në Gjakovë shihet se ata i ka paguar me një mesatare prej 96 dinarë në ditë ose rreth 40 marka të asaj kohe”, ka shkruar ndër të tjerash Zyberaj.