MPJ: Asnjë zyrtarë serbë nuk është lejuar dhe nuk do të lejohet të hyjë në Kosovë

Këshilltari i ministrit të jashtëm në detyrë, Behgjet Pacolli – Jetlir Zyberaj, është shprehur se Serbia po tenton të destabilizojë Kosovën para zgjedhjeve.

Zyberaj nëpërmjet një postimi në Facebook ka thënë gjithashtu se të gjitha kërkesat për vizita nga zyrtarët serbë janë refuzuar dhe asnjë nuk do të aprovohet.

Sipas tij, qëllimi i Beogradit është destabilizimi i Kosovës dhe shantazhi mbi serbët lokalë e ndërhyrja në zgjedhjet e 6 tetorit.

Ky është postimi i tij i plotë:

Në dy ditët e fundit ka pasur përpjekje të vazhdueshme nga Beogradi për të destabilizuar Kosovën para zgjedhjeve.Të gjitha kërkesat për vizita në Kosovë nga zyrtarët serbë janë refuzuar dhe asnjë nuk do të aprovohet.Qëllimi i Beogradit është të destabilizojë Kosovën, të kërcënojë dhe të shantazhoj serbët lokalë dhe të ndërhyjë në procesin zgjedhor.

Ky vendim merret pas një konsultimi të ngushtë me institucionet e sigurisë në Kosovë.Ky vendim është në interesin e Kosovës dhe mbron të gjithë qytetarët që të bëjnë zgjedhjen e tyre të lirë për udhëheqësit e tyre të ardhshëm.