MPB e Maqedonisë: 14 viktima nga aksidenti, hetimet vazhdojnë

Ministria e Brendshme e Maqedonisë ka konfirmuar se numri i viktimave nga aksidenti i djeshëm është 14. Ndërkohë që për shkaqet e aksidentit ekipi i SPB-së Shkup dhe Prokuri Publik janë në vendngjarje dhe po vazhdojnë hetimin.

“Më datë 13.02.2019 rreth orës 17:00 në autostradën Shkup-Tetovë, në afërsi të fshatit Llaskarcë, një autobus i “Durmo Turs”, me targa të Gostivarit, i drejtuar nga M.T. 49 vjeç nga Gostivari ka dalë nga rruga, është rrokullisur dhe ka ra në rrugën rajonale Shkup-Tetovë”.

“Nga plagët e marra kanë ndërruar jetë 14 persona, derisa 40 udhëtarë të tjerë kanë marrë lëndime dhe me makina të ndihmës së shpejtë janë dërguar në Spitalin “8 shtatori”, Klinikën “Nënë Tereza” në Qendrën medicinale në Tetovë dhe në Spitalin e Gostivarit. Hetimi nga ana e Prokurorit Publik dhe Sektorit për Punë të brendshme Shkup është në rrjedhë”, thuhet në njoftimin e MPB-së.