Mourinho, trajner i ri i Tottenham Hotspur

Jose Mourinho është trajner i ri në Tottenham Hotspur.

Jose Mourinho është emëruar menaxher i ri i Tottenhamit duke zëvendësuar Mauricio Pochettinon i cili u shkarkua të martën.

Ish strategu i Chelsea dhe Manchester United, Mourinho ka nënshkruar kontratë deri në fund të sezonit 2022-2023, ka njoftuar klubi londinez, transmeton lajmi.net.

“Kualiteti në skuadër dhe në akademi më bën të kënaqur”, deklaroi portugezi.

“Të punoj me këta futbollistë është diçka që më joshë”, shtoi ai. Mourinho ka qenë pa angazhim prej shkarkimit si menaxher i Manchester United në dhjetor 2018.

Ai merr skuadrën në pozitën e 14-të në Premierligë dhe pa fitore në pesë ndeshjet e fundit.