Mourinho i tregon Liverpoolit se si mund të ndalet Messi

Jose Mourinho ka paralajmëruar Liverpoolin se ata nuk mund t’i qasen një për një Lionel Messit kur përballën me Barcelonën në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

‘TheReds’ kanë zënë një vend në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve pas fitores 6:1 pas dy ndeshjeve kundër Portos, dhe kundërshtari i tyre i radhës është Barcelona dhe Lionel Messi.

Jose Mourinho, aktualisht i papunë, ka komentuar ndeshjet e Ligës së Kampionëve në ‘Russia Today’, ku i ka dhënë edhe një mesazh Liverpoolit se si mund të ndalet Lionel Messi.

“Messi po kalon një sezon fenomenal dhe me Juventusin dhe Ronaldon jashtë kësaj gare, ai e di se Topi i Artë po pret për të”, ka deklaruar Mourinho, përcjell ‘lajmi.net’.

“Messi është i lehtë për ta kuptuar, por nuk është e lehtë për ta krijuar një zonë për të kontrolluar atë, sepse ai vjen nga e majta, pastaj qëndron në mes. Është shumë e vështirë”.

“Kur Messi ka topin, një, një, një, ju jeni të vdekur. Kjo është arsyeja pse kurrë nuk kam pëlqyer t’i qasemi një për një Messit. Messi është një kafaz, ju duhet të krijoni një kafaz për të”

SHPËRNDAJE