Mourinho e ‘thumboi’, por Klopp i përgjigjet me një deklaratë interesante

Jurgen Klopp ka vendosur ta lavdërojë trajnerin Jose Mourinho, për dallim nga ky i fundit që bëri të kundërtën para derbit të së dielës mes Liverpool dhe Manchester United.

Jose Mourinho në konferencë për shtyp tentoi të linte në hije paraqitjet e mira të Liverpool nën drejtimin e Klopp, duke thënë se rëndësi kanë vetëm troftë.

I ndryshëm ka qenë me deklaratë Klopp, që e ka cilësuar Jose Mourinhon si një nga trajnerët më të suksesshëm.

“Manchester United kurrë nuk tregon mungesë të ambicieve. Mourinho është trajneri më i suksesshëm në botë, dhe kështu është”, ka deklaruar Klopp, përcjell ‘lajmi.net’.

Trajneri gjerman tutje ka lavdëruar skuadrën e Manchester United, edhe pse renditet jo mirë në tabelë këtë sezon në Premierligë.