Moti për vikend

Gjatë dy ditëve të vikendit do të mbajë mot i ndryshueshëm me diell dhe vranësira të cilat ditën e diele do të jenë më aktive dhe do të shoqërohen me reshje shiu të intensitetit mesatar dhe lokalisht të intensitetit të lartë..

Temperaturat minimale parashihet të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 12-19 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga jugu dhe jugperendimi me shpejtësi mbi 13m/s.

Java e ardhshme parashihet të ketë ndryshim të motit, ulje të temperaturave në të dy vlerat ekstremale dhe reshje shiu të përziera me borë.