Moti për sot

Në Kosovë sot do të mbajë mot diell dhe pjesërisht vranët.

Në fushat barike do të ketë ngritje të vlerave, dukshëm mbi ato normale. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-27 gradë Celsius.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-5m/s.