Moti për sot

Vendi ynë do të ndikohet nga masat e ajrit me presion të lartë atmosferik, dukshëm mbi vlerat e normales.

Në këtë gjendje meteorologjike do të mbajë mot me vranësira të shpërndara dhe me diell.

“Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius”, shkruhet në komunikatën e dërguar nga Instituti Meteorologjik i Kosovës.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriut dhe verilindjes.