Moti për sot

Në Kosovë sot do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga të dobëta shiu.

Në viset malore reshjet e shiut parashihen të shoqërohen edhe me fjolla bore, transmeton Klan Kosova.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-7m/s.