Moti në Kosovë në pesë ditët e ardhshme

Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, gjatë pesë ditëve të ardhshme, mbi vendin tonë pritet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Temperaturat pritet të jenë normale që i përgjigjen mesatareve të viteve tjera. Minimalet do të regjistrohen nga 13-16 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-32 gradë Celsius.

Shtypja atmosferike pritet të jetë konstante në vlerat e normales me tendencë të uljes në pjesën e dytë të javës. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit e lehtë deri mesatare.