Moti në Kosovë kryesisht me diell

Ditëve në vijim mot i nxehtë dhe me diell, nga e premtja orëve të pasdites priten reshje lokale shiu.

Temperaturat e ajrit, do të mbeten mbi vlera mesatare. Minimalet do të luhaten nga 14C deri në 17C, ndërsa maksimalet nga 29C deri në 31C.

30.08 – Mot i nxehtë, kryesisht me diell.

31.08 – Mot pjesërisht i vranët. Pasdite vonë vende-vende priten reshje lokale shiu me bubullima.

1.09-2.09 – Në fundjavë parashihet të mbajë mot i nxehtë, kryesisht me diell. Orëve të pasdites priten reshje lokale shiu me bubullima.

3.09 – Mot pjesërisht i vranët. Pasdite vende-vende priten reshje lokale shiu me bubullima.

Sipas Prishtina Weather, era do të fryjë e lehtë nga jugu 1-3m/s. Shtypja atmosferike do të mbetet mbi vlera normale.