Mot me shi dhe vranësira

Sot të mbajë mot me vranësira dhe parashihet të shoqërohen me reshje lokale shiu. Në mëngjes në ultësira ka mundësi të krijohet mjegulla dhe ngricat e dobëta.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -3 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-9 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-6 m/s.