Mot kryesisht me diell

Deri në fundjavë vazhdon të mbajë mot stabil, i ngrohtë dhe me intervale të gjata me diell

Përderisa brigjet e Evropës perëndimore po goditen nga uragani “Leslie”, mbi rajonin tonë vazhdon të mbajë mot stabil, si rrjedhojë e shtrirjes së fushave anticiklonike mbi Evropën lindore.

18.10-19.10 – Të enjten mot i mirë, kryesisht me diell. Në mbrëmje pritet që vranësirat të shtohen, e ditën e premte do të mbajë mot pjesërisht i vranët.

Temperaturat e ajrit, mbeten mbi vlera mesatare, me minimalet që do të luhaten nga 5C deri në 7C, e maksimalet nga 22C deri në 23C.

Sipas Prishtina Weather, do të fryjë erë e lehtë nga lindja dhe verilindja 2-4m/s. Shtypja atmosferike edhe pse do të pësojë rënie të lehtë, mbetet lartë mbi vlera normale.