Moskë, darka familjare kthehet në tragjedi, 9 të vdekur

Moskë

Një burrë, shtetas rus, qëlloi dhe vrau nëntë persona pasi një mosmarrëveshje që shpërtheu gjatë një darke festive, thanë hetuesit rusë.

Komiteti hetues tha në një deklaratë se vrasësi është arrestuar. Sulmi u krye në në paralagjen Redkino të Moskës.

Të mbijetuarit e sulmit i thanë policisë se i dyshuari, i cili ishte i dehur, ishte grindur me të tjerët, dhe më pas u largua për në shtëpi, për tu kthyer me pushkë gjuetie, me të cilën edhe hapi zjarr. /MESAZHI/