Moska në panik, taksia i haset turmes duke lenduar 8 persona (Foto)

Moska në panik. Pak momente më parë një taksi u fut mes turmës së tifozëve duke plagosur 8 persona.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në ‘Sheshin e kuq’ të kryeqytetit rus ndërkohë që policia raporton se taksia ishte jashtë kontrollit dhe u fut në mes të turmës.

Nga lajmet e para, mësohet se tifozët janë nga Meksika, dhe gjenden në qytet për ndeshjen hapëse ndaj Gjermanisë, që do luhet në Luzhniki Stadium.

Shoferi i cili kishte një patentë nga Kirgistani u mundua të largohej nga skena, por u kap nga policia, siç raportojnë edhe mediat vendase.

Nuk dihet nëse ishte një sulm terrorist por ngjarja ndodhi vetëm pak ditë pasi ISIS kërcënoi vendin organizator të Kupës së Botës.