Mos i gudulisni fëmijët! Ja pasojat që shkaktohen

Nuk ka më bukur se sa të shikoni fëmijën tuaj të qeshë, por zbulohet se nuk është aspak ide e mirë të bëni ata të qeshin duke i gudulisur.

‘Bright Side’ tregon disa nga anët e errëta të gudulisjes dhe arsyet pse nuk duhet ta bëni më këtë tek fëmijët tuaj.

Nëse fëmija po qesh nga gudulisja, nuk do të thotë se është i lumtur

Edhe nëse e urrejnë plotësisht, ata sërish do qeshin. Kjo i bën prindërit të mendojnë se po kënaqen, kur në fakt jo. Në një studim të kryer në Universitetin e Kalifornisë në vitin 1997, u tregua se gudulisja nuk krijon të njëjtën ndjesi si ajo që ne kemi kur dikush na bën për të qeshur me një shaka.

Gudulisja është një mënyrë për të vendosur dominimin

Një person që guduliset e humbet vetëkontrollin. Lufta për të fituar kontrollin mund të jetë poshtruese për fëmijën dhe mund të lërë kujtime të pakëndshme për të. Sipas Dr. Richard Alexander, Profesor i Biologjisë Evolucioniste në Universitetin e Miçiganit, gudulisja mund të jetë shumë mirë një formë mbizotërimi dhe qeshja që vijon është një mënyrë për të treguar nënshtrimin.

Gudulisja ka torturuar njerëz për dekada me radhë

E dinit që gudulisja ka qenë një mënyrë torture ? Duke qenë se nuk lë shenja, viktima mund ta merrte veten thjesht dhe shpejt. Studimet tregojnë se gudulisjet përveçse shkaktojnë pasoja të rënda psikologjike, mund të bëjnë që personi të humbasë ndërgjegjen, të vjellë apo të mbetet pa frymë.

Fëmija nuk mundet t’ju thotë ‘Stop’

Gudulisja mund të shkaktojë përzierje të qeshurash të pakontrollueshme që janë të vështira për t’u ndalur. Qeshja e shkaktuar nga gudulisja e vazhdueshme mund të arrijë një pikë ku personi i gudulisur, nuk mund të thotë “Stop” dhe kjo çon në një situatë të vështirë. Diçka që filloi si argëtim, mund të çojë në komplikacione serioze mjekësore.

SHPËRNDAJE