Mori çmimin që e meritonte që në… 1968-ën!

Quhet Jocelyn Bell Burnell, fituesja e astrofizikës së çmimit ”Breakthrough Prize”, i konsideruar si ”Oscar i shkencës” dhe që vlen më shumë se tre milionë dollarë, shkruan gazeta italiane ”Il Messaggero”.

Nuk do të kishte asgjë të çuditshme, nëse se ky çmim do t’i ishte dhënë asaj për një zbulim të vitit 1968.

Burnell zbuloi pulsarin e parë në histori, një yll neutronesh, me një teleskop të bërë së bashku me mbikëqyrësin e saj në Universitetin e Kembrixhit, profesor Antony Hewish.

Çuditërisht, në vitin 1974 komiteti i Nobelit vendosi të shpërblejë Hewish për zbulimin, pavarësisht se nuk mori pjesë në identifikimin e yllit.

Por sot, më shumë se 50 vjet pas zbulimit të saj, është vënë në vend drejtësia.

Jocelyn Bell Burnell mori njohjen që meritonte, por vendosi të mos mbajë sasinë e madhe të parave të fituara.

Burnell, e cila tani është drejtoreshë e Universitetit të Dandit, tha në një intervistë me BBC se donte të përdorte tre milionë dollarët për të krijuar bursa për gratë dhe pakicat etnike, që synojnë të ndjekin rrugën e shkencës./   /os/ a.jor.