Montolivo: Ky është fajtori i dështimeve në Milan

Riccardo Montolivo beson se ndryshimet e bëra në modulin e formacionit kanë ndikuar në paraqitjet e dobëta dhe rezultatet negative gjatë këtij sezoni në Serie A.

Riccardo Montolivo ka kritikuar ish trajnerin e Milanit, Vincenzo Montella për dështimet e ekipit, gjatë këtij sezoni.

Mesfushori beson se ndryshimet e bëra në modulin e formacionit kanë ndikuar në paraqitjet e dobëta dhe rezultatet negative gjatë këtij sezoni në Serie A.

“Kemi bërë shumë ndryshime, sidomos me modulin e formacionit, që nuk sollën rezultat”, u shpreh Montolivo, përcjell “lajmi.net”.

Montella është shkarkuar nga detyra duke u zëvendësuar nga Gennaro Gattuso.